Google ADS

Ibrahimovici shqiptar ka realizuar gol në ndeshjen e Kupës së Italisë

22:17 | 2 Nëntor 2023
D.H

Arijon Ibrahimovic, sulmuesi me prejardhje shqiptare ka shënuar gol në ndeshjen e Kupës së Italisë që po luhet ndërmjet Torinos dhe Frosinones.

Sulmuesi i huazuar tek Frosinone nga Bayern Munich, shënoi gol në minutën e pestë, shkruan Arbresh.info.

 


Kujtojmë se Ibrahimovic është 17-vjeçar dhe ende nuk e ka zgjedhur se cilën kombëtare do të përfaqësojë në të ardhmen teksa ka tre mundësi, Kosovën, Shqipërinë dhe Gjermaninë aty ku ka lindur.

Rezultati momental i kësaj ndeshje është 1-1./Arbresh.info/

 

 

Të ngjashme