Google ADS

Ibrahimovic zgjedh destinacionin e ardhshëm

14:00 | 10 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Ibrahimovic iu ka treguar shokëve të tij se do të rikthehet te AC Milan në afatin dimëror.

Suedezi është lojtar i lirë pasi kaloi dy sezone të shkëlqyeshme me LA Galaxy, transmeton portali arbresh.info.

Një numër i madh i klubeve si Manchester United, Tottenham, Milan, Bologna dhe Inter kanë shfaqur interesim të madh për 38-vjeçarin.

Sipas Gazzetta Dello Sport, Ibra ka zgjedhur destinacionin e radhës dhe ai është rikthimi në “San Siro”.

“Rosonerët” i kanë ofruar dy milionë euro për gjashtë muaj, ndërsa nëse qëndron edhe vitin e ardhshëm do fitojë katër milionë euro.

Suedezi ka kërkuar nga agjenti Mino Raiola të fillojë negociatat dhe të kompletohet transferimi në afatin dimëror./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme