Suedia është eliminuar nga “play-off”-i i Kupës së Botës, por Zlatan Ibrahimovic dëshiron të vazhdojë të luajë për sa kohë që mundet.
Mbrëmë (e martë), Suedia humbi kundër Polonisë me rezultat 2-0, që do të thotë se nuk do të luajë në “Katar 2022” në nëntor.
40-vjeçari Ibrahimovic e nisi ndeshjen nga bankina dhe u inkuadrua në minutën e 80-të kur skuadra e tij ishte tashmë me dy gola në disavantazh.
Kontrata e Ibras me Milanin skadon në verë dhe kishte dyshime nëse suedezi do të vazhdonte nëse vendi i tij nuk do të kualifikohej në Kupën e Botës.
Megjithatë, suedezi nuk duket se po mendon të pensionohet. Kur u pyet nëse do të vazhdonte të luante, ai u përgjigj pozitivisht.
“Përderisa mund të qëndroj i shëndetshëm dhe të luaj dhe të kontribuoj diçka, shpresoj që po. Do të vazhdoj për aq kohë sa të mundem”.
“Nuk do të merrni një përgjigje tjetër nga unë, vetëm sepse nuk fituam dhe nuk u kualifikuam në Kupën e Botës”, ka thënë Ibrahimovic për ANSA.
Ibrahimovic ka shënuar tetë gola në 22 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Ai tha javën e kaluar se ideja e daljes në pension i jep atij një ‘ndjenjë paniku’.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani mund t’i ofrojë atij një zgjatje të kontratës me ulje rroge dhe Ibra mund të bëhet një nga drejtorët e klubit në fund të karrierës së tij si lojtar. /Telegrafi/
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...