Zlatan Ibrahimovic e ka bërë startin e tij të parë që kur u rikthye te Milani.
Rossonerët morën tri pikë tejet të vështira ndaj Udinieses të cilën e mposhtën 3-2.
Edhe pse 38-vjeçari nuk arriti të shënonte gol, ai arriti të asistonte në golin e fitores të shënuar nga Ante Rebic në minutën e 93-të.
Por, Ibra përfitoi nga kjo fitore, pasi sipas Opta Paolo, suedezi është bërë lojtari më i shpejtë që i arrin 150 fitore në ligën italiane.
Ndeshja ndaj Udineses ishte për të e 222-ta, duke e lënë pas vetes kështu legjendën e Interit, Esteban Cambiasson.
Argjentinasit kishte fituar 150 ndeshje në 230 paraqitje të zhvilluar, ndërsa Ibrahimovic e arriti këtë me 222 sosh. /Telegrafi/
Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimo...
Konjufca priti në takim anëtarët e komisionit të Parlamentit...
Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it
Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më së p...
Vendasit dhe policia në luftë të përbashkët kundër bandave, ...
Space X lanson edhe një raketë testuese