Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, thotë se është si Benjamin Button dhe se gjithmonë ka qenë i ri dhe asnjëherë i vjetër, pasi i shënoi dy gola dhe e dhuroi një asist në fitoren e kuqezinjve kundër Sampdorias në Serie A të mërkurën.
38-vjeçari i ka shënuar nëntë gola që prej se iu ribashkua Milanit në janar, pasi u largua nga LA Galaxy.
Kontratë e tij me Milanin skadon në përfundim të këtij sezoni, por gjasat janë që ai ta vazhdojë atë për edhe një vit tjetër.
“Njerëzit më thonë se jam i vjetër dhe i lodhur, por unë veç po ngrohem”, tha Ibrahimovic.
Ibrahimovic po i referohej karakterit kryesor në filmin që fitoi Oscar, “The Curious Case of Benjamin Button” – i luajtur nga aktori Bred Pitt – i cili rinohet.
Milani e ka siguruar një vend në top gjashtëshe në Serie A një javë para përfundimit të sezonit, por do t’i duhet të luajë në kualifikime për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.
“Ibrahimovic më thotë se ndihet mirë dhe është i lumtur, këtë po e dëshmon me punë çdo ditë”, tha Stefano Pioli, trajneri i Milanit. /Gazeta Express/
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...