Ish sulmuesi i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic po kërkon që AC Milan të dyfishojë ofertën prej 1.7 milionë euro për 18 muaj.
Sipas mediave italiane, Ibrahimovic është në negociata të avancuara me klubin anglez Everton, stolin e të cilëve e mori Carlo Ancelotti para pak çastesh, transmeton portali arbresh.info.
Suedezi është lojtar i lirë dhe beson që është mjaftueshëm i mirë për të luajtur në klubet më të mira evropiane me Napoli që po shfaq interesim gjithashtu.
Tuttosport ka raportuar se marrëveshja mes “Rosonerëve” dhe Ibras do të ndodhë vetëm nëse pranohet kërkesa e këtij të fundit.
Nga ana tjetër nga 38-vjeçari kanë hequr dorë dy gjigantët anglez, Manchester United dhe Tottenham.
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...