Google ADS

Ibrahimovic: Tani LA ka një Zot dhe një Mbret! Zlatani e mirëpret Mbretin James

09:43 | 2 Korrik 2018
Arbresh.info

Zlatan Ibrahimovic e ka mirëpritur LeBron Jamesin në Los Angeles në mënyrë mjaft karakteristike.

Superylli botëror i futbollit, Ibrahimovic, e ka mirëpritur basketbollistin LeBron James në Los Angeles, duke thënë se qyteti tani e ka një mbret dhe një Zot,

James ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Los Angeles Lakers, sipas mediave amerikane.

Tri herë kampioni i NBA-së kalon te Lakers nga Clevenland Cavaliers. Ai ka pasur edhe një periudhë të suksesshme me Miami Heat.

“Tani LA ka një Zot dhe një Mbret! Zlatani e mirëpret Mbretin James”, shkroi Ibra në Tëitter.

Ibrahimovic iu bashkua LA Galaxy nga Manchester United si lojtarë i lire, në mars të këtij viti dhe deri tani ka shënuar nëntë gola në 12 ndeshje për klubin nga MLS-ja. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme