Google ADS

Ibrahimovic – sulmuesi më i mirë në dekadën e fundit te Milani

17:00 | 22 Mars 2020
Arbresh Info

E ardhmja e sulmuesit, Zlatan Ibrahimovic mbetet në pikëpyetje.

Shkarkimi i Boban para disa jave dhe nëse ndodh largimi i Paolo Maldinit në fund të sezonit, mund të jenë arsyet pse suedezi nuk do e vazhdojë kontratën edhe për gjashtë muaj, transmeton portali arbresh.info.

“Rosonerët” janë duke pritur që Ibrahimovic të gjejë formën më të mirë, ndërsa tifozët janë të kënaqur me kualitetin e 38-vjeçarit.

Statistikat e bëra nga Gazetta dello Sport kanë zbuluar se Ibrahimovic është sulmuesi më i mirë te Milani në dekadën e fundit.

Ibra ka shënuar 60 gola në 95 ndeshje të zhvilluar për “Kuq e Zinjtë”, ndërsa pas tij janë Bacca dhe Bonaventura me 34 gola, Balotelli (33), Robinho (32), Cutrone (27), El Shaarawy (27), Pazzini (24), Suso (24) dhe Pato (22)./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme