Gjatë një dite me media të organizuar nga LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic ka folur rreth situatës së tij në klub mes thashethemeve që e lidhin atë me rikthimin në AC Milan.
“Unë nuk do të shkojë si një i huazuar, nuk kam nevojë për këtë, kjo është e sigurt. Nëse e zgjedhi një skuadër, punoj vetëm për këtë dhe do të fokusohem vetëm në atë skuadër. Tani jam këtu, të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë fillimisht Zlatani, transmeton portali arbresh.info.
Së fundmi ka pasur raporte të shumta që e kanë lidhur atë me rikthimin në AC Milan, i cili është në nevojë për një sulmues të tretë për ndryshim të formacionit. Megjithatë, sulmuesi suedez qëndroi mjaftë i fshehtë kur iu përgjigj këtyre thashethemeve.
“Galaxy ka dëshirat e tyre, unë kam të mijat dhe klubi i di ato mirë. Ata gjithashtu e dinë për ofertat që kam pranuar dhe ata e dinë se çfarë jam duke kërkuar. Unë mendoj pozitivisht, le të themi vetëm se nuk jam i shqetësuar”, përfundoi ai.
Thashethemet e fundit kanë zbuluar gjithashtu se kuqezinjtë kanë kontaktuar ish yllin e Manchester United dhe se drejtori ekzekutiv Leonardo është duke punuar rreth një marrëveshje me agjentin Mino Raiola.
AC Milani aktualisht qëndron në pozitën e katërt në tabelën e Serie A me dhjetë pikë më pak se lideri i tabelës – Juventusi./arbresh.info/
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...