Zlatan Ibrahimovic i mungon Milanit që nga transferta ndaj Romës në fund të muajit shkurt, megjithatë Stefano Pioli ka marrë lajme të mira nga infermieria, pasi rikuperimi i sulmuesit veteran po ecën mjaft mirë.
Futbollisti nuk ndjen më dhimbje dhe ekzaminimet e kryera ditën e sotme kanë dhënë përgjigje mjaft të mira, ndaj 39-vjeçari mund të nisë të stërvitet me shokët e skuadrës që ditën e nesërme.
Optimizmi në kampin kuqezi është maksimal, që ta kenë Ibrën në dispozicion për ndeshjen e të enjtes ndaj Manchester United, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Lugës së Europës.
Pas barazimit 1-1 në “Old Trafford”, Milani do të provojë kalimin në çerekfinale në “San Siro” dhe Ibra pritet të jetë një armë më shumë në duart e Piolit, duke qenë se njeh mirë edhe “djajtë e kuq”, me të cilët ka luajtur për dy sezone dhe ka fituar Europa Leagune në 2017-ën.
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...