Sulmuesi suedez i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, ka folur për trofetë që ka fituar gjatë karrierës së tij dhe për trofeun që i mungon.
Zlatan në karrierën e tij ka fituar titullin e kampionit në Suedi me Malmon, Serie A me Inter, Milan, La Ligën me Barcelonën, Ligue 1 me Paris Saint-Germain dhe tashmë është në sezonin e dytë në Premierligë, me Manchester United, duke luftuar për titullin e kampionit.
Por, ai nuk e ka fituar asnjëherë trofeun e Ligës së Kampionëve. Ibra ka deklaruar se nuk do ta ndrronte asnjë nga 33 trofetë e tij me atë të Ligës së Kampionëve.
“A do të kisha qenë një futbollist më i mirë po ta kisha fituar? Jo. A jam bërë një lojtar më i dobët pa e fituar? Jo. Por ka lojtarë që e kanë fituar Champions League dhe më pas janë zhdukur, unë kam fituar çdo vit. Nuk do t’i ndërroja kurrë 33 trofetë e mi për një Champions. Herë pas here kam dominuar dhe kam treguar të gjithë vlerën time”, ka thënë Zlatan.
Suedezi do të ketë një shans tjetër këtë vit për ta siguruar kupën me veshët e mëdhenj.
Manchester United është kualifikuar pa probleme në fazën e 1/8-ve të Champions League dhe të hënën, pas shortit që do të hidhet në Nyon, do të mësojë se kush do të jetë kundërshtari i radhës.
Pavarësisht nga skuadra që do të ketë përballë, çdo pengesë mund të kalohet kur ke një lojtar si Ibrahimovic në skuadër. /arbresh.info/
Gjesti përshëndet familjen e tij, ka një premtim për ta
Therja me thikë në Lipjan, lëndohen katër persona – policia ...
Balluku: Shehaj politikë për të mbrojtur bizneset personale,...
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...