Zlatan Ibrahimovic i ka goditur kritikët e tij në Suedi, vendin e lindjes, të cilët nuk mund ta pranojnë për atë që është ai.
Sulmuesi i Manchester United thotë se ende përballet me sulme nga “shtëpia” e lindjes, pavarësisht nga karriera e tij e shquar.
Dhe, në një intervistë për stacionin televiziv francez “Canal +” me ish-yllin e Leeds, Oliver Dacourt, 36-vjeçari nuk i maskon mendimet e tij, shkruan telesport.
“Çfarë do të thonë mediat suedeze? A më mbrojnë, apo më sulmojnë? Ato ende më sulmojnë mua, sepse nuk mund ta pranojnë që unë jam Ibrahimovic. Ndoshta unë jam lojtari më i mirë në historinë e Suedisë. Atë që kam bërë unë, askush tjetër s’e ka bërë në këtë vend“.
I pyetur nga Dacourt nëse reagimi i tyre vjen ngaqë mendojnë se është shumë arrogant, Ibrahimovic u përgjigj: “Kjo nuk ka rëndësi, unë jam më i miri. Tjetër si unë nuk ka”.
Ibrahimoviç sapo është kthyer në veprim, në Premier League, me Manchester United, pas nëntë muajsh, duke lënë mënjanë një lëndim të ligamentit në gju.
Ish-sulmuesi i Barcelonës, Interit dhe Milanit kanë rënë dakord për një vit kontratë në “Old Trafford”, që shkon deri në fund të sezonit. Por ai është ende duke punuar në rrugën e rikthimit të plotë, teksa deri më tani ka shënuar vetëm një herë në shtatë paraqitjet e bëra, në të gjitha garat. /Telesport/
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...