Google ADS

Ibrahimovic: Milani do ta fitojë titullin

17:12 | 5 Tetor 2021
KRG

Sulmuesi beson që Rossonerët do të dalin triumfues në Serie A.

Milani e ka nisur shumë mirë edicionin në Serie A duke u renditur në pozitën e dytë momentalisht pas shtatë xhirove të para.

Zlatan Ibrahimovic në një intervistë tha se ekipi i tij do ta fitojë Skudeton në fund.

Sulmuesi ka mbushur 40 vjeç dhe foli për kthimin e tij në fushë pasi aktualisht është i lënduar.

“Në moshën 40 vjeç, ndihem i ri. Një vit tjetër ka kaluar dhe unë jam vetëm duke pritur të kthehem në fushë”.

“Unë kam vetëm probleme të vogla, të cilat po zgjidhen”.

Në pyetjen se kush do ta fitojë titullin ai tha: “Në cilin ekip luan Ibra, te Milani? Pra ne do ta fitojmë”, pëfundoi Zlatan Ibrahimovic.

Ibrahimovic u kthye te Milani në Janar të 2020 dhe ka ndihmuar që klubi të kthehet sërish në lavdinë që e kishte dikur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme