Google ADS

Ibrahimovic kthehet në stërvitje, i gatshëm të luajë kundër Lazios

17:21 | 2 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Pas më shumë se tre muajsh Zlatan Ibrahimovic është rikthyer nga lëndimi.

Ibrahimovic lëndoi gjurin e tij të majtë më 9 maj dhe që nga ajo kohë ishte i lënduar, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, futbollisti tashmë është rikthyer në stërvitje dhe duket se është i gatshëm për ndeshjen e radhës.

Sipas Sky Sport Italia, sulmuesi do të paraqitet në ndeshjen e radhës ndaj Lazios më 12 shtator.

Vetëm tre ditë më vonë më 15 shtator ‘Rossonerët’ ballafaqohen me Liverpoolin dhe kthimi i ‘veteranit’ do të jetë shumë i rëndësishëm për ekipin.

Ibrahimovic duket në formë të mirë fizike përkundër problemeve të shumta me lëndime që pati edicionin e kaluar.

Në ndërkohë sulmuesi tjetër i Milanit, Olivier Giroud pritet të mungojë ndeshjen e radhës pasi sapo ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme