Zlatan Ibrahimovic ka folur për të ardhmen e tij me Milanin, ku ka ritheksuar dëshirë e tij për të vazhduar nëse ai mendon se mund të kontribuojë.
Ish-reprezentuesi i Suedisë u kthye në San Siro në janar dhe ndihmoi në ngritjen e moralit dhe të rezultateve të Rossonerëve.
Kontrata e tij skadon në qershor dhe e ardhmja e tij me Milanin është e pasigurt, por ai pretendon se dëshiron të vazhdojë të luajë.
“Kam një kontratë me Milanin, dhe do të shohim se si përfundon aty, nëse do të përfundojë”, ka thënë fillimisht Ibrahimovic për Sportbladet.
“Kam thënë se dua të luaj futboll për aq kohë sa mundem, por kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë”.
“Unë jam një person që dëshiron të performojë dhe të kontribuoj me diçka, jo vetëm të luaj për shkak të asaj që kam bërë ose kush jam”.
“Nëse i përkisni një ekipi, duhet të kontribuoni me diçka. Ne do të shohim se çfarë ndodh”, përfundoi suedezi.
Zlatan foli për mediat suedeze pas një ndeshje stërvitore me Hammarby, ku ai ka qenë duke mbajtur formën gjatë bllokimit aktual në Itali. /Telegrafi/
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...