Zlatan Ibrahimovic kishte mbajtur bisedime me Leeds United për një transferim të mundshëm në Championship – nivelin e dytë të futbollit anglez – para se vendoste të rikthehej në Serie A te Milani, sipas pronarit të Leeds, Andrea Radrizzani.
Sulmuesi 38-vjeçar ishte lojtar i lirë pasi vendosi të largohet nga klubi i MLS-së, La Galaxy, në fund të sezonit në SHBA dhe pastaj nënshkroi kontratë gjashtëmujore me Milanin, me mundësi për ta zgjatur për një vjet, transmeton Gazeta Express.
E ardhmja e Ibrahimovicit ishte e pasigurt për gati dy muaj, para se ai të vendoste të rikthehej në Itali dhe Radrizzani zbulon se kishte biseduar me suedezin për mundësinë e kalimit të tij në Leeds, në përpjekje për ta ndihmuar klubin të rikthehet në Premierligë, ligën elitare angleze.
Leeds madje kishte bërë përpjekje ta transferonte edhe Edinson Cavanin e Paris Saint-Germain, i cili e kishte refuzuar ofertën duke vendosur të qëndrojë në kryeqytetin francez.
“Kam folur me Zlatan Ibrahimovicin më konkretisht”, tha Radrizzani për Sky Sport Italia.
“Ai ka mundur të na jepte neve shtyrjen përfundimtare por vendosi të shkojë në Milan. Ai ishte shumë i sinqertë dhe transparent me mua”, shtoi ai.
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...