Zlatan Ibrahimovic ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 41-vjeçare.
Sulmuesi njoftoi se do të pensionohet nga loja pas ndeshjes së fundit të sezonit të AC Milan kundër Hellas Verona.
“Herën e parë që mbërritëm në Milano më dhatë lumturi, herën e dytë më dhatë dashuri. Nga zemra dua t’ju falënderoj fansat. Më keni pritur krahëhapur, më keni bërë të ndihem si në shtëpinë tuaj: Unë do të jem tifoz i Milanit për të gjithë. Është koha t’i them lamtumirë futbollit, jo juve”, tha ai.
41-vjeçari u përlot edhe para fillimit të ndeshjes, por emocionet vazhduan edhe pas ndeshjes kur Ibra u shpërblye nga Paolo Maldini.
Ai kthye në Milan për një periudhë të dytë në janar 2020. Në përgjithësi, ai ka shënuar 93 gola në 163 paraqitje me kuqezinjtë duke fituar dy tituj të Serie A. E para në 2010-11 dhe e dyta në 2021-22./Arbresh.info/
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...