Zlatan Ibrahimovic i ka dhuruar 100 mijë euro për spitalet italiane, në përpjekje për ta luftuar koronavirusin në veri të këtij vendi, i cili është goditur më së keqi nga Covid-19.
Sulmuesi i Milanit është Ibrahimovic lojtari më i fundit i Serie A që e dhuron një pjesë të pagës së vet për spitalet në luftën e vazhdueshme kundër kësaj sëmundjeje ngjitëse, raporton Gazeta Express.
Mbi 25 mijë persona kanë prekur nga koronavirusi në Itali, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në mbi 2.500.
Sulmuesi suedez e zgjodhi rrjetin social Instagram për të njoftuar se i ka dhuruar 100 mijë euro për spitalet Humanitas në rajonet Lombardi dhe Piedmont, të cilat janë më të prekurat në Itali.
“Së bashku ne mund t’i ndihmojmë spitalet dhe mjekët dhe motrat infermieret të cilët janë duke punuar palodhshëm çdo ditë për të shpëtuar jetë”, tha Ibrahimovic.
“Italia gjithmonë më ka dhënë shumë mua, prandaj dua të bëj diçka konkrete për ta ndihmuar vendin që e dua. Dhe mbajeni në mend: Nëse virusi nuk shkon te Zlatani, Zlatani shkon te virusi!” tha me buzëqeshje Ibra.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...