La Galaxy ka finalizuar nënshkrimin me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic.
Kontrata e Ibrahimovicit ishte ndërprerë nga Manchester United të enjten dhe Galaxy reagoi me shpejtësi duke konfirmuar një ditë më vonë se ata kanë nënshkruar me sulmuesin legjendar, transmeton portali arbresh.info.
“Jam i gatshëm të shkoj tani”, ka thënë Ibra për ‘La Times’. “Mbi të gjitha, unë jam këtu për të luajtur futboll. Nuk jam këtu për diçka tjetër. Qëllimi im kryesor është të luaj futboll dhe të bëjë atë për çka jam i mirë”
“Jam i ngazëllyer që kam ardhur këtu për të marrë eksperiencë me Galaxyn dhe për të eksploruar futbollin këtu. Dua të jem pjesë e saj dhe t’i bëjë më të mirë”
“Pasi isha në Evropë, ku fitova 33 trofe, duke luajtur në ekipet më të mëdha në botë, duke luajtur me lojtarët më të mirë në botë, unë doja të shkoja në SHBA dhe të luaj lojën time aty”
“Doja që njerëzit të shijojnë lojën time këtu dhe të fitoj. Unë zgjodha skuadrën Galaxy për ta bërë atë”
Transferimi i Ibrahimovic ishte njoftuar fillimisht përmes një artikulli nga ‘La Times’, ku shihej sulmuesi duke bartur një fanellë të klubit. Megjithatë, Galaxy ka konfirmuar marrëveshjen më vonë duke publikuar një video në rrjetin social Twitter./arbresh.info/
#zLAtan pic.twitter.com/S73CpaNMaP
— LA Galaxy (@LAGalaxy) March 23, 2018
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz