Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic pranon se puna me Fabio Capello në Juventus kishte një ndikim të madh në karrierën e tij.
Ibrahimovic i bëri “homazhe” Capellos gjatë prezantimit të librit të tij në Milano.
“Ai [Capello] më bëri të kuptoj se sit ë punojë me kampionët. Ai nuk donte respect, ai e kërkonte atë. Kur mbërrita në Juventus, ishin Vieri, Nedved, Cannavaro. Unë nuk isha askush, por doja të isha më i mirë”, tha Ibrahimovic.
“Unë stërvitesha kundër Cannavaro dhe Thuram çdo ditë dhe kur i dribloja, më duhet të shënoja kundër Buffon. Ato ishin seanca të shkëlqyera stërvitore që më bënë të bëhem ky që jam sot”.
I pyetur për të luajtur në moshën 40-vjeçare, ai gjithashtu tha: “Çdo ditë është një finale. Ishte e vështirë kur mbërrita në Milan, por ne kemi krijuar një grup. Ne kemi krijuar një atmosferë që është mbi krye”.
“Pastaj ishte pandemia, por stafi këtu është i mrekullueshëm. Unë kam punuar me ekipe të tjera në karrierën time, por kjo është me të vërtetë e shkëlqyer. Grupi shkon drejt të njëjtit objektiv. Fatëkeqësisht, nuk fituam dje. Duhej të kisha shënuar dy gola”.
“Tani zgjohem me dhimje çdo ditë, por kam adrenalinë të vazhdoj. Këtë vit, adrenalina është për Scudetton. Dje shënova një gol, por nuk fituam dhe më dhemb”, përfundoi Ibrahimovic./Arbresh.info
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...
Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje ng...
Gjykata e Posaçme e Apelit jep vendimin për Ilir Metën, lë n...
Maliqi shprehet i zhgënjyer që “Dardanët” e rinj...