Zlatan Ibrahimovic pritet të kthhet në Milano këtë të shtunë, kur do ta fillojë periudhën dyjavore në karantinë, para se t’u kthehet sërish stërvitjeve me kuqezinjtë e Stefano Piolit.
Gazeta italiane Gazzetta dello Sport raporton se 38-vjeçari do të kishte preferuar të kishte qëndruar edhe më tutje në Suedi, nëse kjo do të ishte varur vetëm nga ai, transmeton Gazeta Express.
Më herët ishte raportuar nga mediumet italiane se sulmuesi veteran kishte qenë duke pritur të vendoset një datë kthimi për futbollin në Itali, megjithatë tani ai është i gatshëm të kthehet në Itali.
Sapo të mbërrijë atje, Ibrahimovic do të duhet të kontrollohet nga një staf mjekësor, sipas protokollit italian, dhe pastaj do të duhet t’i kalojë 14 ditë në karantinë, si çdo lojtar tjetër që arrin nga jashtë vendit në Itali.
Zlatan Ibrahimovic ka qenë duke u stërvitur për ta mbajtur formën me Hammarby, klubi në vendlindjen e tij Suedinë, ndërsa Milani pritet që sot (e enjte) t’i zhvillojë stërvitjet e para, pas testimeve që u janë bërë lojtarëve gjatë ditëve të para të kësaj jave.
Ndërkohë, mediumet italiane vazhdojnë të spekulojnë për të ardhmen e tij, pasi që kontrata e tij në San Siro është e vlefshme vetëm deri në fund të këtij sezoni.
Që nga kthimi i tij në Serie A gjatë afatit kalimtar të janarit, ish-ylli i Juventusit dhe Interit i ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar edhe me një asist në dhjetë ndeshjet e tij të zhvilluara për kuqezinjtë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...