Google ADS

Ibrahimovic: Covid-19 ka kurajën të më sfidojë mua, ide e keqe

17:44 | 24 Shtator 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i AC Milan-it, Zlatan Ibrahimovic ka rezultuar pozitiv në analizat e koronavirusit.

AC Milan-i sonte do përballet në Evropa Ligë, por do jenë pa suedezin i cili do qëndrojë 14 ditë në karantinë, transmeton portali arbresh.info.

I vonshëm nuk ka qenë reagimi i Ibrahimovic-it, që si gjithmonë ka habitur të gjithë.

“Testova dje negativ me covid dhe sot pozitiv. Nuk kam pasur asnjëherë simptoma”.

“Covid ka kurajën të më sfidojë. Ide e keqe”, ka shkruar ai në Twitter.

https://twitter.com/Ibra_official/status/1309142915210506244

Sidoqoftë, Ibrahimovic ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë duke realizuar dy gola në ndeshjen e parë ndaj Bologna-s./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme