Zlatan Ibrahimovic ka emëruar legjendën Fabio Capello dhe jo Jose Mourinhon si trajnerin më të mirë me të cilin ka punuar.
Ish sulmuesi i Manchester United, i cili aktualisht bartë fanellën e La Galaxy, emëroi personin me të cilin punoi në Juventus nga viti 2004 deri në vitin 2006 si trajneri më i mirë i tij, transmeton portali arbresh.info.
“Unë mund të përshkruaj secilin trajner, por Fabio Capello është i jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht Zlatani për The Mirror.
Sulmuesi zbuloi gjithashtu se Capello i kishte thënë atij: “Ju shënoni gola për mua dhe nëse ju nuk shënoni, ju mund të ulni në bankinë”
“Më pëlqen kjo. Më pëlqen kur të thotë direkt. Mua nuk më pëlqen kur dikush të thotë: ‘Ju jeni më i miri, çfarë lojtari i mrekullueshëm jeni’. Nuk kam nevojë për të dëgjuar gjëra që i di. Kam nevojë për dikë që i vendos zjarr lëkurës time”, përfundoi Zlatan./arbresh.info/
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...