Sulmuesi suedez i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, ka shtuar edhe një tatuazh në trupin e tij.
Ish reprezentuesi suedez ka treguar tatuazhin e tij më të ri përmes një fotografie në rrjetin social, Twitter, me mbishkrimin: ‘Arti më i mirë’, transmeton arbresh.info.
Ibrahimovic ka 15 tatuazhe në pjesën e lartë të trupit dhe tashmë ai ka bërë edhe një në shpinë.
Ai ka kombinuar disa tatuazhe për t’ia mbuluar gjithë shpinën, duke bërë një luan, një simbol të Maori tribal, një budist.
Superylli suedez në librin e tij autobiografik ‘I am Zlatan’, kishte pranuar se tatuazhet iu kanë bërë si ‘drogë’.
Ai po ashtu ka deklaruar se secili tatuazh ka një domethënie.
Simboli i ‘Maori’ në dorën e tij të djathtë është që ta mbrojë atë, familjen e tij dhe që t’i sjellë fat të mirë.
Budisti i quajtur “Yant Khao Nirote’ në krahun e djathtë të tij është për të mbrojtuar atë nga vuajtjet.
Që nga ri-transferimi i tij në United gjatë verës, ai është detyruar të qëndojë më shumë në bankën rezervë, pasi sulmuesi belg, Romelu Lukaku, është një startues i padiskutueshëm.
Dhe me transferimin e Alexis Sanchez, ai do të ketë edhe më të vështirë për të gjetur minuta në skuadrën e Jose Mourinhos.
36 vjeçari ka shënuar vetëm një gol në shtatë paraqitje këtë sezon që nga rikthimi i tij nga lëndimi, në ndeshjen kundër Bristol City. /arbresh.info/
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...