Ibrahimovic: Babai im nuk e kishte paguar një muaj qiranë, vetëm që unë të luaja futboll

22:04 | 9 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Sulmuesi suedez i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, ka zbuluar një detaj shumë interesant rreth jetës së tij.

Ylli botëror i futbollit, ka zhvilluar një karrierë të bujshme nëpër klubet evorpiane.

Ibra karrierrën e tij e kishte filluar në Suedi, me skuadrën e Malmos. Aty ai mori hapat e parë, për t’u bërë një sulmues i klasit botëror.

Zlatan Ibrahimovic, sa ishte lojtar i Ajaxit

 

Më pas, ai u transferua në gjigantin holandez, Ajax, skuadër me të cilën shpërtheu dhe bëri emër.

Sulmuesi suedez sa ishte në Ajax, ishte ftuar në Arsenal, nga trajneri francez, Arsene Wenger, për prova por ai nuk kishte pranuar, pasi besonte se duhej të nënshkruante kontratë dhe jo të bënte prova.

Ibra më pas u transferua në Juventus në Seria A, për të vazhduar në Inter, Barcelonë, AC Milan, PSG dhe tashmë në Manchester United. Suedezi me këto skuadra ka fituar çdo titull por i mungon trofeu evorpian, Liga e Kampionëve.

Gjiganti suedez ka zbuluar një fakt shumë interesant rreth fëmijërisë së tij, duke thënë se babai i tij nuk e kishte paguar qiranë e banesës, vetëm që ai të shkonte në stërvitje.

“Unë jam rritur me babanë. Ai ka punuar shumë, që ne të jetonim. Frigoriferi ynë, asnjëherë nuk ishte plotë me ushqim, ne nuk kishim edhe aq shumë për të ngrënë. Për shembull, kur ne shkuam në Gjermani për të luajtur, unë i kërkova babait tim, 3,000 kruna suedeze. Pra, çfarë bëri ai? Ai më dha parat dhe me dërgoi të luajë në ato turnire të futbollit dhe nuk e kishte paguar qiranë për një muaj. Ai bëri gjithçka që ka mundur dhe më dha të gjitha mundësitë që ishin”, ka zbuluar Ibrahimovic një një intervistë.

Të gjithë e njohin si një arrogant dhe mercenar, por duhet ta dimë se Ibrahimovic nuk ka harruar prej nga është dhe se asgjë nuk është më rëndësishme se familja.

Ibra karrierën është duke zhvilluar në Angli, me Manchester United

Ibrahimovic gjatë tërë kohës dhuron donacione të ndryshme për bamirësi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme