Zlatan Ibrahimovic thuhet se ka mbetur i ‘acaruar’ nga thashethemet se Milani po kërkon të zëvendësojë Stefano Piolin me Antonio Conten në verë.
Presioni është rritur vazhdimisht te Pioli pas gjysmës së parë mjaft zhgënjyese të sezonit, që i ka bërë ata të mbeten prapa në garën për titull në Serie A dhe të largohen nga Liga e Kampionëve në fazën e grupeve.
Conte u pa duke darkuar me stafin e tij të rregullt në Milano të enjten dhe raportet të nesërmen pretenduan se Ibrahimovic e konsideron trajnerin si zëvendësuesin perfekt për Piolin, i cili me sa duket është në rrugën e shkarkimit në verë.
Sipas Corriere della Sera dhe Gazzetta dello Sport, Ibrahimovic është i pakënaqur për thashethemet se ai po punon për të sjellë Conten në Milano, i hutuar për burimin e raportimeve.
Ai nuk është takuar me trajnerin italian që nga viti 2016 dhe të dy nuk kanë qenë në kontakt.
Ish-sulmuesi ka mbështetur trajnerin aktual të kuqezinjve, duke bërë një deklaratë të thjeshtë por të qartë: “Stefano Pioli është trajneri ynë dhe ne jemi të kënaqur me të”. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...