Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Dresevic, do të bëhet baba për herë të parë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.
Ai e ka zbuluar gjininë e foshnjës në një mënyrë të veçantë, në stadiumin Abe Lenstra në Holandë.
I njëjti shfaqet përkrah partneres për të pritur rezultatin derisa qëlloi topin disa herë derisa u shfaq gjithçka në rozë.
Me këtë ka lënë të nënkuptohet se është në pritje të një vajze, e cila do të vijë në jetë së shpejti.
“Mezi po pres të të shoh”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.
Futbollisti me prejardhje nga Mali i Zi mori reagime të shumta në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit që mban.
Dresevic nuk ka dyshim se është lojtari më i dashur te Përfaqësuesja e Kosovës, falë ndeshjeve të mira që ka zhvilluar me fanellën e Dardanëve.
View this post on Instagram
Gjesti arrin mbi 300 mijë ndjekës në Instagram
Qarku i Gjirokastrës rezulton i pastër nga gripi i shpendëve
Përse Donald Trump interesohet për Groenlandën?
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...
58 pacientë janë diagnostikuar me sklerozën multiple në Koso...
Pierre Poilievra mund të bëhet kryeministri i ardhshëm i Kan...