Zlatan Ibrahimovic vazhdon të tregojë se është sulmues i nivelit shumë të lartë, përtej moshës së tij, dhe në Europë janë penduar që e lejuan të largohen aq shpejt për në Amerikë.
Sulmuesi suedez shënoi edhe mbrëmë në fitoren 3-1 që LA Galaxy arriti në Minesota, në një stadium të tejmbushur, me 52 mijë tifozë që shijuan magjitë e gjigantit të futbollit botëror.
Ibra luajti për herë të parë një ndeshje të plotë në fushë me bar artificial, gjë që e ka shmangur këtë sezon nga frika e dëmtimeve.
Këtë radhë Ibra duhej patjetër, sepse në ndeshjen e parafundit të sezonit 3 pikët ishin detyrim.
Ibra hapi serinë e golave në pjesën e parë dhe më pas gjithçka u bë e lehtë për Galaxy, që shkoi në avantazh 3-0 pa mbushur një orë lojë, ndërkohë që lajmi më i bukur ishte humbja e thellë e Real Salt Lake në Portland, çka do të thotë se në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt Galaxy do të duhet të fitojë në shtëpi ndaj Houstonit të eliminuar, për të shkuar në play-off.
Ishte goli i 22-të sezonal për Ibrahimoviç, shënuesi i dytë më i mirë në MLS, ndërkohë që Galaxy një vit më parë e mbyllte sezonin në vendin e fundit.
Ibra po përflitet për kthim në Europë në janar, me Milanin që ka nisur bisedimet, por deri atëherë sulmuesi legjendar ka edhe një mision të fundit në Amerikë, sepse një trofe bën që të realizohet një batutë e tij pak muaj më parë: “Të kisha ardhur para 10 vitesh në Amerikë, do isha president tani”.
https://twitter.com/LAGalaxy/status/1054130405236891648?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1054130405236891648&ref_url=http%3A%2F%2Ftelesport.al%2Fibra-vijon-spektaklin-nje-hap-larg-play-off%2F
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...