Zlatan Ibrahimovic thuhet se ka refuzuar një kontratë të re prej 13 milionë funta.
‘The Sun’ raporton se reprezentuesi suedez refuzoi mundësinë për të vazhduar qëndrimin në Manchester United përtej marrëveshjes aktuale pavarësisht dëmtimit të ligamenteve, gjë që do e mbajë jashtë fushe për nëntë muaj, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Ibrahimovic nuk është duke kërkuar pagë javore prej 250 mijë funta në javë derisa vazhdon qëndrimin jashtë fushe si një i lënduar duke mos kontribuar për skuadrën.
Një lëvizje e tillë nga Manchester United për t’i ofruar një 35-vjeçari që ka pësuar një lëndim të rëndë një kontratë aq luksoze duket vërtetë e çuditshme, por gazeta e lartpërmendur angleze beson se kjo vjen si shpërblim i kontributit të pafund nga ai këtë edicion.
Sidoqoftë, Ibrahimovic dhe Manchester United siç duket kanë ndarë rrugët./arbresh.info
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet