Milani e ka mbyllur me sukes këtë vit kalendarik teksa janë në vend të parë pas triumfit 3:2, mbrëmjen e djeshme ndaj Lazios.
Kuqezinjtë do të kërkojnë të përsëriten edhe në vitin 2021, ndërsa Zllatan Ibrahimoviç që në këto ndeshje të fundit ka munguar si pasojë e dëmtimit shprehet se skuadra duhet të ketë kurajo për të ëndërruar dhe uri për çdo ditë.
“Duhet të rinisime mirë në vitin 2021. Pastaj t’i marrim ndeshjet me radhë, si të jetë e para apo e fundit e jetës sonë. Duhet të kemi uri çdo ditë, gjithmonë në çdo moment. Çdo gjë që kemi bërë deri tani nuk vlen.
Skuadra duhet të ketë kurajo për të ëndërruar dhe unë them se mund dhe dëshiron të bëjë më shumë. Sa i përket të ardhmes do të vazhdoj derisa të jem në gjendje të bëjë këtë që po bëj tani”, u shpreh Ibra./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...