Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, ka ‘sulmuar’ ish trajnerin e tij, Pep Guardiola, duke e quajtur ‘i pa rritur”.
Ibrahimovic ishte transferuar në Barcelonë në vitin 2009 dhe ishte nën urdhërat e Guardiolës, por ai qëndroi në klub vetëm për një sezon, pasi ai kishte dështuar të siguronte një vend në formacionin startues.
Tani, sulmuesi i Manchester United, ka fajësuar Guardiolën për dështimin e tij në Barcelonën.
Ibra këto fjalë për ish trajnerin e tij i ka thënë në një intervistë për Sky Sport Italia.
“Unë u hyja në dhomë dhe ai mënjëherë dilte nga aty. Unë shkoja që ta takoja atë, ai shkonte diku tjetër. Unë e kuptova që po ndodhte diçka mbrapa futbollit”, tha Ibra.
“Problemi ishte te ai, ishte ai që nuk e zgjidhte problemin me mua. Më kujtohet dita e parë, ai më tha se lojtarët e Barcelonës nuk vin me Ferrari apo Porsche në stërvitje. Ai veq më kishtë gjykuar mua, por nëse nuk e njihni një person, nuk mund të gjykoni atë. Unë e pata një eksperiencë me të, nuk e di për të tjerët”, shtoi legjenda suedeze.
“Unë lexoj të njëjta gjëra që ju ka ndodhur edhe Mario Mandzukic dhe Samuel Eto’o. Ai nuk është trajneri më i dobët që kam punuar, por ai sigurisht është më i pa rrituri, sepse një burrë i zgjedh problemet e tij”, përfundoi Ibra.
Kjo deklaratë e tij, vjen pas tensioneve të rritura ndërmjet United dhe City, pas fitores së Cityt në derbin e qytetit me rezultat 1 me 2, në Old Trafford.
Është raportuar se pas përfundimit të takimit, ka ndodhur një përleshje ndërmjet futbollistëve të United dhe Cityt, pasi Mourinho kishte kritikuar lojtarët e Guardiolës për festën e tyre të ekzagjeruar.
E gjithë kjo besohet të ketë ndodhur, pasi stafi i Guardiolës, kishin sulmuar me fjalë yllin suedez.
Marca raporton se ata i kishin thënë: ‘Ibra, ti flet shumë por bën shumë pak’.
Tashmë, Federata e Futbollit Anglez ka filluar një hetim rreth këtij incidentit edhe pse që të dy skuadrat e kanë mohuar se të ketë ndodhur.
Ibrahimovic ishte larguar nga Barcelona për në AC Milan në vitin 2010, fillimisht në formë huazimi dhe më pas kishte kompletuar transferimin e tij në San Siro. /arbresh.info/
Osmani në Prekaz: Betohemi që do ta mbrojmë çdo cep të Repub...
Rodri: Nuk dorëzohem, synimi është që pas gjashtë apo shtatë...
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...