Ibrahimovic ka rilindur në kampionatin italian dhe po udhëheq Milanin sërish drejt niveleve të larta, pasi me 7 golat e shënuar në 4 ndeshje, por edhe asistet e shumtë, ka ngjitur kuqezinjtë në krye të renditjes së Serisë A.
Megjithatë “oreksi vjen duke ngrënë” dhe ndonëse në moshën 39-vjeçare, Ibrahimoviç është gati për një tjetër rikthim të bujshëm, atë në përfaqësuesen e Suedisë, ku nuk grumbullohet prej 4 vitesh.
Hera e fundit që gjiganti suedez vishte fanellën e nordikëve ishte në Kampionatin Europian 2016 dhe që atëherë dëmtimet e forma jo fort e mirë e kanë lënë jashtë, megjithatë Ibra është bërë nostalgjik dhe është gati të rikthehet.
Së fundi sulmuesi ka postuar një foto me fanellën me numër 10 të Suedisë dhe shiritin e kapiteni në krah, të cilën e ka shoqëruar me diciturën “Shumë kohë që nuk jemi parë”, një sinjal i qartë ky për rikthimin.
Suedia do të jetë e angazhuar në miqësoren ndaj Danimarkës dhe më pas dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Francës e Kroacisë, të gjitha në mesin e këtij muaji dhe hipoteza e grumbullimit sërish të sulmuesit të Milanit është më se reale.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...