Google ADS

Ibra i paparashkuar, stërvitje si në “Taekwondo”

09:47 | 10 Janar 2021
Arbresh.info

Sulmuesi suedez vazhdon të bëjë skena që rrallë apo fare nuk shihen në fushat e futbollit.

Ibra është rikthyer në fushë pas 7 ndeshjeve, teksa luajti në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Torinos, në ndeshjen që Milani fitoi me rezultatin 2-0.

Megjithatë vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr një moment, gjatë kohës kur suedezi po bënte nxehjen për t’u futur në fushë.

Ibra shihet teksa bën një stërvitje jo normale, duke e kaluar këmbën e djathtë mbi trajnerin atletik të kuqezinjve. Një stërvitje kjo si “Taekëondo”, me 39-vjeçarin, që ndonëse sapo është kthyer nga dëmtimi bën një nxehje jo normale për të tjerët./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme