Ibra futet në ‘brisk’ a do ta përfundojë karrierën?

09:21 | 2 Maj 2017
Arbresh.info

Sulmuesi i njohur suedez i Manchester United, Zlatan Ibrahimoviç, i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm të gjurit që ia përfundoi sezonin.

Menaxheri i tij, Mino Raiola ka bërë të ditur se sulmuesi i Manchester United do të jetë në gjendje ta vazhdojë karrierën e tij.

“Zlatan i është nënshtruar një operacioni të suksseshëm të gjurit. Ai do të rikuperohet dhe nuk ka pësuar lëndim që ia rrezikon karrierën”, deklaroi Raiola në komunikatën e publikuar, përcjell “lajmi.net”.“Zlatan dhe ekipi mjekësor nuk janë në dispozicion për intervista. Për çdo risi do t’ju njoftojmë në ditët në vazhdim”, u shpreh ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme