Google ADS

Ibra e sheh te Monza, Milanin e tij të vjetër

15:53 | 11 Korrik 2020
Arbresh.info

Zlatan Ibrahimovic ka zbuluar se ai mund të bashkohej me Monzan, nëse dëshironte Milanin e vjetër

“Adriano Galliani më thirri dhe më tha se ishin 11 kilometra larg”, ka zbuluar Ibrahimovic, përcjell lajmi.net.

Gailliani e solli Ibrahimovicin në San Siro në verën e vitit 2010, ndërsa sulmuesi është rikthyer sërish te Milan, Galliani tani është në Monza, së bashku me Silvio Berlusconin.

“Galliani më thirri dhe më tha: ‘Ju thatë se ky nuk është Milani juaj. Milani juaj i vjetër është 11 kilometra larg nga këtu”, ka deklaruar Ibrahimovic për mediet në Itali.

“Unë e pëlqej atë, ai punon ashtu siç duhet të punojë një drejtor sportiv. Kur më çoi për herë të parë te Milan, ai erdhi në shtëpinë time në Suedi: ‘Unë nuk largohem derisa të vini me mua’”.

“Helena, gruaja ime, më shikoi e mërzitur: kjo është çmenduri, çfarë dëshiron ai? Unë i thash asaj se duhet të shkonim, përndryshe nuk do të largohet”.

“Kur dëshiron diçka, duhet ta marrësh atë. Me veprime, jo vetëm me fjalë”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme