Ian Maatsen do të huazohet tek Borussia Dortmund

23:06 | 8 Janar 2024
D.H

Futbollisti i Chelseas, Ian Maatsen, do të huazohet tek Borussia Dortmund.

Kështu ka bërë të ditur gazetari Fabrizio Romano, shkruan Arbresh.info.

“Ian Maatseni te Borussia Dortmundi, Ka marrëveshje verbale midis BVB-së dhe Chelseas për një ujdi huazimi ku përfshihet edhe mbulimi i pagës”, ka shkruar Fabrizio Roman në rrjetin social X, ish Twitter.

“Kam marrë vesh që Maatseni udhëton të martën…pastaj testet mjekësore kryhen të mërkurën”, bënë me dije Romano.

Maatsen ka luajtur gjithsej 12 ndeshje me Chelsea këtë sezon, por nuk ka arritur të shënoj asnjë gol dhe nuk bëri asnjë asistim./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme