“Kuqezinjtë” tanë nuk ia dolën të siguronin qoftë edhe një pikë, në sfidën e parë, të këtij edicionit, të Kampionatit Evropian të futbollit, teksa në “Signal Iduna Park”, të Dortmundit u mund me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, nga “Të Kaltërit” e Italisë, mirëpo zhvilluan një lojë fantastike, duke rivalizuar jo pak kampionët në fuqi të Evropës.
Pas mbarimit të ndeshjes disa fjalë i ka thënë edhe tekniku i Kombëtares, Sylvinho, i cili për mediat u shpreh se pavarësisht rezultati zhgënjyes, Kombëtarja bëri një lojë të madhe dhe më tej shtoi se ekipi u pa në vështirësi vetëm në 20-25 minutat e para të takimit.
Prononcimi i plotë i teknikut Sylvinho:
Zhgënjim për rezultatin apo i kënaqur me lojën?
I zhgënjyer me rezultatin, por i kënaqur me atë që dhamë në fushë.
Çfarë kishte pozitive dhe çfarë nuk bëmë mirë?
Nuk bëmë mirë në 20-25 minuta e para, pasi ishin shumë të vështira për ne. Më pëlqeu që luajtëm ndaj Italisë kampione të Europës, në një atmosferë fantastike dhe ishim në lojë deri në fund për të marrë barazimin.
Çfarë do të bëni ndryshe ndaj Kroacisë dhe çfarë do të bënit ndryshe në këtë takim?
Dua të falënderoj të gjithë ata që ishin sot në stadium. Ishin shumë shqiptarë. Nuk duhet të harrojmë që kemi bërë një rrugëtim fantastik, me shumë sakrifica, për të qenë në këtë Europian. Sigurisht që punojmë 12 orë në ditë për ekipin dhe jemi këtu për të fituar ndeshjet, por sigurisht u kam thënë futbollistëve të shijojnë më maksimum këtë shans për të luajtur në Europian./abcnews.al
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...