“I tërë kombi tani duhet të qëndrojë pas Shaqirit, Xhakës dhe Lichsteinerit”

10:22 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

Ottmar Hitzfield, ish-trajneri i kombëtares zvicerane, ka pohuar se ndihet i lumtur që të tre futbollistët nuk janë dënuar.

“Unë kam qenë i bindur që nga fillimi se nuk do të dënohen. Dënimi është tejkaluar. Është e natyrishme që të tre janë në bord”, tha trajneri zviceran.

“Ju bëni gabime në eufori. Në kuptimin njerëzor, është e kuptueshme, por të dy kanë qenë në ato momente në ndikimin e emocioneve. Mesazhet politike nuk lejohen. Në kombëtare tashmë kemi biseduar në vjeshtën e vitit 2014 dhe atyre u kemi thënë se duhet të përmbahen”.

“Se nxiti një debat është normale. Është një Kupë e Botës, jo vetëm tifozët e futbollit, por i gjithë kombi. Është bërë një gabim, por tani e gjithë Zvicra duhet të qëndrojë prapa kombëtares. Tani, me të gjithë lojtarët, çdo gjë është e mundur për ekipin”, tha i pensionuari Hitzfield.

Ndryshe, takimin e radhës përfaqësuesja zvicerane do ta zhvillojë kundër kostarikanëve, me fillim në ora 20:00 në Nizhny Novgorod Stadium. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme