Rey Manaj ka qenë vendimtar në një tjetër ndeshje për skuadrën italiane Spezia.
Sulmuesi shqiptar realizoi gol ndaj Cagliarit në fitoren e Spezias me rezultat të pastër 2-0.
Manaj u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të dhe ndryshoi tërësisht lojën e skuadrës së tij gjë që ka marrë edhe lëvdatat e trajnerit Thiago Motta.
Trajneri i Spezias ka folur pas fitores, teksa ka treguar pse vendosi ta lë në bankën rezervë shqiptarin.
“Zgjodha Gyassin titullar për të tentuar më shumë thellësinë, ndërsa Manaj është më tepër një sulmues pozicional. Rey u fut shumë mirë në fushë dhe bëri një punë të shkëlqyer, njësoj si gjithë lojtarët e tjerë”, tha Motta.
Tutje Motta shpjegoi se Manaj është shumë i rëndësishëm për Spezian, teksa thotë se e ka merituar respektin e bashkëlojtarëve.
“Rey është shumë i rëndësishëm për grupin dhe ekipin. Ai nuk e nisi titullar për shkak të një zgjedhjeje taktike, por kontributi i tij është gjithmonë i madh”.
“Që kur ka ardhur ai ka pasur një moment të vështirë sepse ka luajtur pak, pastaj e ka merituar atë që ka bërë dhe ka merituar respektin e bashkëlojtarëve”, deklaroi trajneri i Spezias.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...