Google ADS

I shpërthen aksidentalisht fishekzjarri, sulmuesi argjentinas mbetet me fytyrë të deformuar

10:03 | 2 Janar 2018
Arbresh Info

Sulmuesit të Penarolit, Lucas Viatrit i është deformuar fytyra pasi një fishekzjarrë aksidentalisht eksplodoi në fytyrën e tij gjatë festimeve të Krishtlindjeve në vendlindjen e tij në Argjentinë.

Klubi i tij ka konfirmuar se ai do të jetë për një kohë jashtë fushe, por nuk ishin në gjendje të caktojnë kohën e saktë deri në rikthimin e tij, transmeton portali arbresh.info. ‘Infobae’ raporton që incidenti ndodhi në orët e fundit të mbrëmjes së Krishtlindjeve ndërkohë që foto tronditëse të fytyrës së deformuar të lojtarit tashmë janë shpërndarë në rrjete sociale.

Fytyra e tij duket qartë se është ënjtur, vetullat e tij janë plotësisht të djegura dhe lojtari ka gjithashtu lëndime të tjera serioze në mollëz si dhe në syrin e tij të majtë.

“Lucas Viatri ka pësuar një aksident me mjete piroteknike që i kanë prekur të dy sytë”, shkruan klubi në një deklaratë të lëshuar. “Ai është në Buenos Aires, ku është duke pushuar ndërkohë që ekzaminime janë duke u kryer për të trajtimin përkatës së tij”

“Ende nuk është një kohë e saktë deri në datën e rikthimit”

Lexo edhe: Rikthehen ditët e arta të “magjistarit” Xherdan Shaqiri

Viatri ka nisur karrierën në Boca Juniors, ku qëndroi deri në vitin 2014 para transferimit në Shanghai Shenhua në Superligën e Kinës.

Ai është rikthyer në Amerikën e Jugut te skuadra uruguaiane Penarol dhe deri tani ka bërë tri paraqitje për Argjentinën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme