Lionel Messi ka luajtur për një kohë të gjatë në nivelet më të larta të futbollit botëror.
Dhe, njëri prej çelësave të suksesit ishte edhe jeta tipike sportive, me ushqim dhe me gjumë të rehatshëm.
Natyrisht, edhe qetësia në shtëpi është mjaft e rëndësishme për shtatë herë fituesin e Topit të Artë.
Kampioni i freskët botëror dhe lojtari më i mirë i botës, i shfaqur së fundmi nga FIFA, ishte vënë në siklet para një kohë.
35 vjeçari ishte mërzitur dhe shqetësuar tej mase me komshinjtë e tij.
Dhe, ish-shoku i tij i skuadrës, Ivan Rakitic ka zbuluar se futbollisti jug-amerikan, pasi nuk kishte gjendur zgjidhje për t’i qetësuar komshinjtë, kishte vepruar me mend për ta sjell qetësinë në shtëpinë e tij.
“Kur e bleu shtëpinë e tij në Castelldefels, komshinjtë e tij ishin paksa të bezdisshëm dhe të zhurmshëm, kështu që Leo duhej t’ua blinte shtëpinë e tyre për të qenë i vetëm dhe i qetë me familjen. Fatmirësisht, unë nuk i kam pasur kurrë këto probleme.
Sipas raportimeve, ish-futbollisti i Barcelonës e kishte në plan ta vendoste një mur në mes të shtëpisë së tij dhe të komshinjve, për ta minimizuar zhurmën.
Por, ai plan ishte ndalur për shkak të rregullave lokale, ndërsa ai e ndërmori hapin e vetëm logjik që çdo kush do ta bënte nëse do të kishte mundësi – ta blinte edhe atë shtëpi. /GE/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës