Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba raportohet të jetë i hapur për rikthim te Juventusi pavarësisht se është përfolur shumë për transferim në Real Madrid.
Skuadra e Zinedine Zidanes ka regjistruar interesim të madh në reprezentuesin e Francës gjatë merkatos verore të transferimeve, por gjiganti spanjoll nuk arriti të bie dakord rreth tarifës së transferimit me kampionin e njëzetfishtët të Anglisë, transmeton portali arbresh.info.
Pogba ka qenë shumë i përfshirë në përgatitjet e United gjatë sezonit 2019-20 pavarësisht spekulime, ndërkohë që fituesi i Kampionatit Botëror 2018 ka qenë një figurë kyçe te skuadra këtë sezon duke munguar në vetëm një ndeshje për shkak të lëndimit.
26-vjeçari thuhet të jetë i vendosur për largim nga Old Trafford dhe Madridi raportohet se synon transferimin e mesfushorit të fuqishëm në janar.
Por, bazuar në një raport nga Calciomercato, Juventusi është duke vëzhguar nga afër zhvillimet në United pasi ka mësuar se Pogba është i hapur për rikthim te klubi nga i cili u largua në vitin 2016.
Francezi shënoi 34 herë brenda 178 paraqitjeve te “Zonja e Vjetër” nga sezoni 2012 deri më 2016 duke fituar katër tituj në Serie A dhe dy Kupa të Italisë gjatë kohës në Torino.
United thuhet se dëshiron t’i ofroj një kontratë të re Pogbas, por raportohet se kërkon 600 mijë funta në javë për të vendosur lapsin në një marrëveshje të re te klubi që është duke pasur probleme për të arritur rezultate pozitive./arbresh.info/
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...