Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka uruar sot presidentin Agim Ademi, me rastin e rizgjedhjes së tij për mandatin e dytë në krye të FFK-së.
Në telegramin e urimit, i pari i FIFA-s i shpreh urimet më të sinqerta presidentit Ademi, duke e falënderuar për të gjitha përpjekjet, punën dhe kontributin e tij të rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e futbollit dhe vlerave të këtij sporti, përcjell arbresh,info.
Më poshtë letra e plotë e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino:
I nderuar President, i dashur Agim
Ju lutemi pranoni përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe urimet më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), në Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor të FFK-së, të mbajtur dje në Prishtinë.
Shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj për të gjitha përpjekjet, punën dhe kontributin tuaj të rëndësishëm për zhvillimin e sportit tonë dhe promovimin e vlerave të tij në Kosovë.
Ju dërgoj juve dhe ekipit tuaj urimet më të mira për këtë mandat të ri dhe çdo sukses për të gjitha sfidat që janë përpara.
I nderuar President, pres të vazhdoj të punoj me ju për rritjen dhe prosperitetin e futbollit në Kosovë në vitet në vijim.
I juaj në futboll,
Gianni Infantino
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite