Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka zhvilluar sot një takim pune me përzgjedhësin Franco Foda dhe drejtorin teknik Markus Weidner.
Ata kanë diskutuar rreth krijimit të një programi të punës dhe filozofie të lojës për të gjitha ekipet kombëtare të Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në sajtin zyrtar të FFK-së.
“Presidenti Agim Ademi ka zhvilluar sot një takim pune me përzgjedhësin Franco Foda dhe drejtorin teknik Markus Ëeidner për të diskutuar rreth krijimit të një programi të punës dhe filozofie të lojës për të gjitha ekipet kombëtare të Kosovës”.
“Në këtë takim, janë shkëmbyer idetë për krijimin e një strategjie të tillë dhe formën e implementimit të kësaj strategjite nga ekipet U-15 deri tek Kombëtarja A”.
“Në këtë formë FFK-ja, synon që të ngrisë edhe më tej nivelin e punës qoftë me futbollistët e ekipit A, qoftë me ata të grupmoshave, nëpërmjet një sistemi të unisuar të punës dhe mënyrës së lojës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Sot protestë masive në Serbi
Pacolli viziton Thaçin në Hagë: Shpresoj që ky proces i paku...
Moti sot me diell dhe vranësira
Dugolli: Pse po tjetërsohet prona e Universitetit të Prishti...
E tmerrshme në Vlorë: Nëna përplas disa herë në tokë beben p...
Ata kanë gjithmonë ide origjinale, shenjat më kreative të zo...