I pandalshëm Milot Rashica, super asistim

16:24 | 11 Maj 2019
Arbresh Info

Forma e Milot Rashicas ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Ylli kosovar vazhdon të tregojë cilësitë të tij këtë edicion në Bundesliga te Werder Bremeni dhe të njëjtën gjë e ka bërë edhe pasditen e sotme (e shtunë) kundër Hoffenheimit, shkruan portali arbresh.info.

Derisa po zhvillohej minuta e 39′ e ndeshjes në stadiumin PreZero Arena, Rashica krijoi një super asistim të cilin e finalizoi bukur me kokë Johannes Eggestein.

Me këtë gol, skuadra nën udhëheqjen e Floreian Khfeldt zhbllokoi shifrat në takimin si mysafirë të xhiros së 33-të në Bundesliga.

Ylli i Kosovës ka shënuar tetë gola dhe ka krijuar pesë asistime brenda të gjitha paraqitjeve këtë edicion në Bundesliga./arbresh.info/


(Shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu asistimin nga Rashica)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme