Google ADS

I pakënaqur në Real Madrid, Ronaldo dëshiron të transferohet te Chelsea

11:42 | 17 Nëntor 2017
Arbresh Info

Ylli i pavendosur i Real Madridit, Cristiano Ronaldo favorizon transferimin në Chelsea vitin e ardhshëm.

Reprezentuesi portugez i ka thënë presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, se dëshiron të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.

Ronaldo është i pakënaqur me kontratën e re të vendosur në tavolinë nga Perez muajin e kaluar dhe gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që Ronaldo i ka thënë agjentit të tij Jorge Mendes të përgatis transferimin te Chelsea.

Ata pretendojnë që Ronaldo mendon se Manchester United nuk mund të përballoj transferimin e tij dhe është duke kërkuar të jetoj në Londër.

Po ashtu, thuhet se ylli i Realit dëshiron të kthehet në Premierë Ligë.

Chelsea është destinacioni i tij i preferuar, ndërsa Manchester United është si opsion i dytë./arbresh.info/

Të ngjashme