Riyad Mahrez kërkon të largohet nga Manchester City qysh në afatin kalimtar të janarit.
Sipas “Footmercato”, thuhet se sulmuesi anësor algjerian është lodhur me statusin e tij si lojtar rezervë te City.
Edhe pse ka shumë pak ndeshje që është aktivizuar, ka qenë vendimtar në shumë prej tyre dhe kjo e ka shtyrë që të marrë një vendim të tillë duke ia bërë me dije edhe trajnerit Guardiola, i cili nuk e sheh si titullar këtë sezon.
Andaj, 30-vjeçari u ka kërkuar zyrtarëve të klubit se dëshiron të largohet qysh në afatim kalimtar të janarit.
Mahrez u transferua te “Citizens” në verën e vitit 2018 nga Leicester City për 69 milionë euro dhe ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2023./Arbresh.info
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi