Arbër Hoxha është lojtari më i ri i Dinamos së Zagrebit. Kampionët e Kroacisë do të paguajnë 1 mln euro në arkat e Slaven Belupos, ekip ku sulmuesi i majtë luante prej shkurtit të vitit 2022.
25-vjeçari i lindur në Gjermani, debutoi me Kosovën në janarin e vitit 2020. Tri ndeshje dhe një gol numëron me dardanët, ndërkohë që në Kroaci ka luajtur edhe me Lokomotivën e Zagrebit.
Skuadër ku u transferua në verën e vitit 2021 nga Ballkani. Përveç skuadrës nga Theranda, Hoxha është aktivizuar në Kosovë edhe me Prishtinën, Besën dhe Istogun.
5 gola dhe 3 asiste numëron Hoxha me Slaven Belupon gjatë këtij edicioni, shifra që shoqëruar me performancat pozitive ndikuan që të transferohej te “gjigantët” kroatë të Dinamos.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që kam arritur një marrëveshje me Dinamon dhe që jam bërë futbollist i këtij klubi të madh, më i madhi në Kroaci.
Falënderoj ish-shokët dhe ish-trajnerët e mi për të gjithë eksperiencat dhe për gjithçka që kam mësuar prej tyre. Tani po fillon për mua prova e vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës.
Ka qenë një dëshira e kahershme të luaja me Dinamon. Sapo dëgjova për interesimin e tyre nuk pata dyshime për asnjë moment për ardhjen time këtu. Që u realizua për fat të mirë.
Do të jap më të mirën time, do të bëj çmos që të justifikoj besimin e klubit dhe të arrijmb së bashku suksese të shumta dhe të paharrueshme”, u shpreh Hoxha./SS
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...