Google ADS

I lënduari në garën e Shkupit, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

21:03 | 22 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Sot në Shkup janë organizuar garat me vetura të shpejta.

Këto gara janë organizuar pas shtatë viteve pauzë. Një nga organizatorët e kësaj gare ka përfunduar me lëndime serioze pasi që u godit nga një automobil.

Video incizimi dëshmon për momentin kur njëri nga pjesëmarrësit në garë, Urosh Brkiq, nga Serbia, e humb kontrollin mbi automobilin e tij dhe e godet Aleksandar Dimushevskin, i cili është një nga organizatorët e garës.

Sipas informatave Brkiq dhe Dimushevski janë dërguar në Qendrën urgjente të Shkupit dhe se njëri nga ato është në gjendje të rëndë. Gara është ndërprerë dhe nuk dihet se a do të vazhdohet.

Garën që admiruesit e automobilizmit e pritën 7 vite, përsëri la një njollë të zezë./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme