Shkëlzen Lajçi pa dyshim është ndër automobilistët më të mirë kosovarë.
Sivjet, ai nuk u paraqit në asnjë garë të kampionatit vendor, pasi me Mitsubishin Evo IX e tij vendosi ta sprovonte veten në Kampionatin Evropian.
Ambiciet e tij dolën të jenë të arsyeshme, pasi në garat ku arriti të marrë pjesë ishte në podiumin e fituesve, diçka që nuk e kishte arritur asnjë automobilist kosovar më herët, shkruan zeri.info.
“Për mua është hera e parë që po marr pjesë në Kampionatin Evropian. Jam i kënaqur me rezultatet e arritura, megjithëse në disa raste kam mundur të jem edhe më i mirë, sikur të kisha kushtet, të cilat i kanë garuesit e vendeve tjera”, ka thënë Lajçi.
Në fundjavën e kaluar ai mori pjesë në garën që u zhvillua në Ilirska Bistricë, në të cilën u rendit i dyti.
“Ka qenë një garë shumë e fortë dhe me rivalitet të madh. Unë u rendita i dyti me 0.70 të qindtat vonesë në krahasim me të parin. Më penaliziuan gomat e vjetra, përndryshe kur koha ishte me shi, unë bindshëm isha më i miri”, ka theksuar Keni.
Sfida e radhës për të do të jetë pas dhjetë ditësh në Buzet të Kroacisë. “Bëhet fjalë për një shteg të njohur dhe atraktiv.
Synimi im është ta fitoj këtë garë”, është shprehur optimist Lajçi.
Ai është i kënaqur edhe me renditjen e përgjithshme, aq më tepër që ky ishte kampionati i parë që po merr pjesë.
“Për shkak të kushteve kam munguar në shumë gara, por, megjithatë, jam i kënaqur. Në grupin tim, që përfshin katër klasa jam i shtati në rendtijen e përgjithshme, ndërsa i treti në Grupin N. Mendoj se nuk është keq për kampionatin e parë”, ka shtuar Lajçi.
Ai beson që në të ardhmen do të ketë kushte më të mira dhe rrjedhimisht edhe suksese më të mëdha.
“Shpresoj të gjinden sponsorë, të kem përkrahje më të madhe dhe në këtë mënyrë të arrij rezultate edhe më të mira”, ka thënë Lajçi në fund.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...